Haradinaj: Hani i Elezit dhe Kosova meritojnë mjedis të pastër

14:56 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj tha sot në Han të Elezit se ky qytet dhe e gjithë Kosovë meritojnë mjedis të pastër.

Haradinaj tha se PDK-AAK-NISMA do të zgjeroj ofrimin e shërbimeve dhe eliminimin e deponive të shumta ilegale, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Do të punojmë për një Kosovë me mjedis të pastër!

Kosova ka interes shumë të madh për investime në industri dhe prodhim por këto investime asesi nuk duhet që të vijnë me kosto eventuale për shëndetin e qytetarëvë tanë.

Përderisa do t’i mbështesim investimet, ndërmarrjet prodhuese vendore dhe të jashtme, do të insisitojme e sigurohemi që ato t’u përmbahen normatives dhe standardeve mjedisore për një Kosovë të pastër.

Njëkohësisht do të zgjerojmë ofrimin e shërbimeve dhe eliminimin e deponive të shumta ilegale, që paraqesin rrezik për ambientin dhe mirëqenien qytetare.

Hani i Elezit dhe e gjithë Kosova meritojnë mjedis të pastër./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme