Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se kufiri nuk bie në Kuqishtë, por në Çakorr. Sipas tij kjo ka qenë gjithnjë dhe do të mbetet dhe siç tha Haradinaj kush dyshon në këtë, kjo do të vërtetohet shumë shpejt.
Haradinaj tha kështu në Pejë në përmbyllje të fushatës zgjedhore, ku disa herë iu ndërpre fjala nga brohoritjet e shumë qytetarëve që ishin mbledhur në palestrën e sporteve “Karagaç”.
“E di se iu kanë bërë shumë të padrejta kësaj treve, por përnjëmend ka ardhur koha që ne me i kryer vet punët tona, e ndoshta s’ka dert që nuk na I ka kryer askush punët tona, sepse ne i kryejmë vet. Me nga 10 kilometra si e kanë bërë rrugën Prishtinë-Pejë, i bike që edhe dhjetë vjet mos me përfunduar. Vitin që vjen me emër të Zotit në dimër e kemi të kryer. Kanë kujtuar që Rugova është një tokë e pa zot, e bëjnë park kombëtarë, ua marrin popullit se “ata nuk din dhe ju a bimë kufirin në gropë”, andaj nuk është ashtu. Aty ku kanë jetuar njerëzit tanë në Rugovë, nëpër vendbanimet e tyre s’ka më park kombëtar, është vend I njerëzve, aty do të jetojnë njerëzit. Kufiri nuk bien në Kuqishtë, por në Çakorr ka qenë dhe ka me mbetur. Kush dyshon në këtë , ka me parë këtë shumë shpejt”, deklaroi Haradinaj.
Ai duke vlerësuar kritikat e kundërshtarëve politik, ku dikush prej tyre ka thënë se “liberalizimi po vonohet”, ai u tha atyre se më nuk po kanë çka të shajnë dhe po flasin gjëra të kota.
“Kur ka pasur zgjedhje komunale nuk ka fol kush për komuna, por e kanë sharë Qeverinë, mirëpo hajt ta hap dikush gojën ta shan dikush këtë Qeveri, jo se tuten por s’kanë çka me sha. Mbasi s’po kanë çka me sha ja kanë nisë me fol vet me vete po tregojnë gjëegjëza. Kjo Qeveri ka me i kryer krejt punët e këtij vendi.Së shpejti kemi me prit delegacione në Prishtinë që nuk kanë ardhur qe 15 vjet, është hera e parë që po vijnë në Kosovë dhe do ta shihni vet. Do që nuk po dinë ku me u kap, po thonë po na izolon Ramushi, se nuk po shkon në do dasma që po organizohen te fqinjët, mirëpo nuk jam ministër i Turizmit unë, jam kryeministër i shtetit sovran, dhe shkoi vetëm ku është interesi I Kosovës. Unë nuk shkoi në këto dasma për me marr një mëditje dhe me dal në fotografi, fotografia ime jeni ju, është populli im”, theksoi ai.
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani