Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në shënim të 35-vjetorit të Grevës së Minatorëve ka kujtuar veprën e më shumë se 1300 minatorëve të asaj kohe.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se kjo grevë u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur siç tha ai, themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë, shkruan Arbresh.info.
“Rikthimi i Trepçës në burim jete ishte mënyra më e mirë për të shpërblyer sakrificën e atëhershme të punëtorëve të devotshëm.”, u shpreh ai.
Më tej, kreu i AAK-së theksoi se gjatë mandatit të tij, me votimin e Statutit të “Trepçës” e regjistruan si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës.
“Ky ishte një hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë e nevojshme për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave, për punësim dhe për ta rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit dhe shtetit të Kosovës, si dhe për të mbështetur vetë Minatorët, duke i bërë hisedarë me 20% të aksioneve.”, tha ai.
Ndërkaq vlerësoi se sot kjo ndërmarrje po menaxhohet dobët.
“Fatkeqësisht, kur jemi 5 vjet nga votimi i Statutit të Trepçës, menaxhimi i dobët dhe mungesa e investimeve serioze, këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit. Nëse nuk intervenohet shpejt, gjendja do bëhet edhe më serioze.”, u shpreh ai.
“Është turpëruese retorika mashtruese e pushtetarëve e cila nuk e mbulon mungesën e financave, situatën me borxhe e prodhim material. Ndërkaq, punëtorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale.”, shtoi Haradinaj.
“Trepça ka potencial ta rikthejë shkëlqimin e dikurshëm dhe të jetë krah i fortë i ekonomisë sonë!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...