Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 34-vjetorit të Grevës së Minatorëve, është shprehur se kjo grevë ishte akt i guximshëm dhe moment kthese në përpjekjet për liri.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se kjo grevë u shndërrua në një rezistencë gjithë popullorë.
“Greva e Minatorëve ishte akt i guximshëm e moment kthese në përpjekjet tona për liri. Kjo grevë u shndërrua në rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë”, shkroi ai.
Ndër të tjera, Haradinaj shtoi se në kohën kur ai ishte kryeministër, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës” u regjistrua si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës.
“Mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e punëtorëve të devotshëm të kohë, ishte rikthimi i Trepçës në burim jete. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës” e regjistruam si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Ky ishte hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave, punësim dhe për ta rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve”, shkroi tutje Haradinaj.
Sipas tij, qeveria e tanishme e ka neglizhuar këtë ndërmarrje.
“Fatkeqësisht, qeveria e tanishme e ka neglizhuar këtë ndërmarrje. Sot, Trepça është duke u ballafaquar me mungesë të financave, me borxhe e prodhim minimal. Ndërkaq, punëtorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale e pa sigurim shëndetësor”, u shpreh Haradinaj.
“Menaxhimi i dobët këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit. Nëse nuk intervenohet shpejt, gjendja do bëhet edhe më serioze. Trepça ka potencial ta rikthejë shkëlqimin e dikurshëm dhe të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë”, tha në fund Haradinaj./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...