Ai tha se fuqia e grave të Krushës së Madhe pas tragjedisë që i ka shkaktuar lufta janë një vlerë e shtuar e vendit, njofton Klan Kosova.
“Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të shohësh fuqinë e grave të Krushës së Madhe, të cilat janë ngritur mbi tragjedinë që u ka shkaktuar lufta, duke u faktorizuar si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit. Kombinati “Krusha”, falë punës frymëzuese e të palodhshme të grave, sot ka fituar respektin e të gjithë neve, si tregim suksesi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Ne, zotohemi se do të përkrahim edhe në të ardhmen, gratë e guximshme të Krushës së Madhe dhe tërë Kosovës, në projektet e tyre të reja sipërmarrëse. Koncepti 100% shtet mbështetet tek njerëzit e vendosur që nuk zmbrapsen para sfidave”.
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...