Google ADS

Haradinaj: Gjysa e Parlamentit SHIK ishi

21:40 | 2 Shkurt 2019
arbresh.info

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar unitet gjatë diskutimit për Projektligjin e dialogut me Serbinë.

“Shumica e debatit po hynë në forma personale dhe shumë pak po debatohet për ligjin. Sot e arritura më e suksesshme është e PSD-së për shkak të ligjeve që janë në shqyrtim sot. Nëse jem  unik nuk ka me mungu edhe suksesi”, është shprehur Haradinaj.

Ai ironizoi me debatet e deptetëve rreth SHIK-ut.

“Nuk po diskutohet a jemi pro apo kundër terrtorit, takës, dialogut. Sa për ata se kush o i Putinit, besa edhe Hajdar Beqa m’tregoi kush o SHIK këtu. Gjysa e Parlamentit ishi SHIK. Marrja e Zotit”, është shprehur Haradinaj.

Kuvendi po vazhdon debatin për këtë projektligj, dhe deri më tani ka marrë mjaftë kritika./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme