Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën e organizuar nga OSBE-ja, “Forumi për respektimin e të drejtave gjuhësore në Kosovë”.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se komunikimi është jo vetëm obligim ligjor dhe kushtetues, por poashtu është nevojë e njerëzve.
“Ambasadori Braathu me të drejt theksoi se gjuha ndihmon aspektin ndëretnik, ndërkulturor, por po ashtu ndihmon edhe ekonominë. Ne si Qeveri e Kosovës jemi krenarë të theksojmë dhe të vëmë në pah se diversiteti i gjuhëve është vlerë jona, gjithashtu është vlerë kulturore dhe jemi të lumtur të kultivojmë atë. Gjuhën e shohim edhe si një urë. Në rastin tonë, është një urë, një gjuhë për komunikim me njëri- tjetrin dhe është po ashtu e rëndësishme të shërojmë të kaluarën”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj duke folur për të kaluarën e rajonit tha se gjuha ndihmon në shërimin e së kaluarës, zvogëlimin e keqkuptimeve të mundshme dhe është një mundësi për të tashmen dhe të ardhmen e duhur.
Ai tha po ashtu se Kushtetuta jonë është e avancuar edhe në aspektin e të drejtave gjuhësore, por duhet ende punë në aspektin e zbatimit. Gjithashtu, kryeministri Haradinaj tha se duhet të jemi në nivel të detyrës që në komunat tjera ku komunitetet tjera jetojnë sikurse turqit, boshnjakët, romët, t’ju ofrojmë, mundësinë që të drejtat e tyre të mund të zbatohen në gjuhën amtare, sepse kjo është e përcaktuar edhe me ligj.
“Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme se kemi shumë punë përpara vetes, jo vetëm në legjislacion, por edhe në punët e përditshme, në materialet zyrtare, edhe në mbledhjet tona të qeverisë është sfidë të jemi të përgatitur në të dy gjuhët. Por siguria vjen prej Komisionerit të gjuhëve, zotit Mladenovic, i cili ka shfaqur përkushtim për të përmirësuar situatën, dhe përpos që do ta përkrahim, jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë”, theksoi kryeministri Haradinaj.
Komisioneri i gjuhëve, Slavisha Mladenovic, tha se ka mangësi në zbatimin e Ligjit për gjuhët dhe kjo është më evidente në përdorimin e drejtshkrimit dhe gramatikën e gjuhëve zyrtare në Kosovë.
Ambasadori Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE- së në Kosovë, tha se multikulturalizmi dhe shumëgjuhësia kanë qenë pjesë e realitetit të Kosovës për shekuj me radhë.
“Që nga kohërat e hershme, nuk ka qenë e pazakontë për fqinjët të bisedojnë në gjuhë të ndryshme. Historikisht, komunitetet në qytete të vjetra si Vushtrria, Prizreni, Gjilani apo Prishtina, kanë jetuar pranë njëri-tjetrit dhe kanë mësuar gjuhën e njëri-tjetrit. Kjo shumëgjuhësi i ka rrënjët në këtë kulturë. Është pasuri me një vlerë që e pasuron shoqërinë”, tha Braathu, duke shtuar se gjuha është një nga mënyrat me të cilat ne hapim një dritare në kulturën dhe mendësinë e njëri-tjetrit, është vlerë e vërtetë Europiane.
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec