Google ADS

Haradinaj: GjND vlerësoi se përpjekjet tona historike ishin të drejta

12:59 | 22 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se “Ky vendim i rëndësishëm hapi rrugë për të ndërtuar Kosovën shtet modern që aspiron integrimet euro-atlantike”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet. GjND, në opinionin e vet, vlerësoi se përpjekjet tona historike ishin të drejta. Ky vendim i rëndësishëm hapi rrugë për të ndërtuar Kosovën shtet modern që aspiron integrimet euro-atlantike. Ne kemi ende punë për të bërë, por progresi nuk do të ndalet. Me dhënien e dritës së gjelbër për liberalizim të vizave vuloset e ardhmja jonë në familjen e shteteve paqedashëse dhe demokratike. Kosova në tërësinë e saj të plotë territoriale është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe më gjërë”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme