Google ADS

Haradinaj: Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci

11:56 | 3 Tetor 2023
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribouar në paqe dhe stabilitet në botë.

Kështu ka thënë Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë.

“Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribouar në paqe dhe stabilitet në botë. Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Evropë”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

“Muri i Berlinit ndaloi lirinë e lëvizjes në Gjermani për gjysmë shekulli, por rënia e tij në 1989 dhe bashkimi zyrtar në 1990 shënoi një moment të rëndësishëm.

Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribouar në paqe dhe stabilitet në botë. Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Evropë. Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit gjerman, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme