Skënderbeu u përket shqiptarëve, por edhe ballkanasve të tjerë, pasi që ai i përkiste tri feve dhe thonë se fliste gjuhët e Ballkanit.
Kështu u tha në Orën e Madhe Letrare “Ora e Gjergjit”, në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj tha se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është krijues i lirisë dhe inspirues për krijuesit.
“Me këtë manifestim po e nisim vitin jubilar. Skënderbeu u përket shqiptarëve, por edhe ballkanasve të tjerë, pasi që ai i përkiste tri feve dhe thonë se fliste gjuhët e Ballkanit. Ideali i tij ishte liria. Me orën e Gjergjit po nisemi në rrugëtimin epik të vitit të Skënderbeut. Skënderbeu ishte ndër të parët në Ballkan me vizion, ai ishte dje, vazhdon të jetë fija e artë që na lidh me aleatët tanë që na u gjenden në ditë të vështira, por na mbështetin edhe tani”, tha ai.
Ndërsa, Reshat Sahitaj tha se është nder dhe privilegj për shkrimtarët që të hapin vitin e Skënderbeut.
“Krijuesit janë luftëtarët e parë të lirisë përmes pendës së tyre”, tha ai.
Në këtë orë letrare me një minutë heshtjeje u nderua edhe profesori dhe poeti Basri Çapriqi, i cili dje ndërroi jetë.
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione