Haradinaj: Gëzohem që po bëjmë diçka për heronjtë tonë

15:20 | 3 Shtator 2019
Arbresh Info

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, në këtë të martë  ka marr pjesë në përurimin e shtatores së heroit Xhavit Haziri në Obiliq, raporton arbresh.info

Gjatë fjalimit të tij Haradinaj tha se është i gëzuar që Shtëpisë së Kulturës që e mbanë emrin e heroit Xhavit Haziri, po i shtohet edhe shtatorja këtij heroi.

“I nderuar President  Hashim Thaqi i  nderuar Kadri Veseli, ju faleminderit që keni marrë pjesë në këtë ceremoni. Para pak kohe kemi qenë këtu bashkë për ta bërë hapjen e kësaj Shtëpie të Kulturës,  gëzohem qe sot kësaj shtëpie i shtohet edhe shtatore e heroit Xhavit Haziri. Gëzohem qe po bëjmë diçka për ata qe kanë bërë shume për ketë vend. Unë nuk e kam njohur personalisht, por ai dhe shokët e tij kane marre pjese ne beteja te ndryshme ne ish jugosllavi, për te rezistuar regjimit te atëhershëm. Ai arriti te behet edhe pjese e luftës për liri. Ai do të rrugëtoj së bashku me Kosovën në të ardhmen ”. tha Haradinaj.

Po ashtu në këtë ceremoni morën pjesë edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme