Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur një tubim në Gjakovë ku ka thënë se fuqizimi i gruas në shoqërinë tonë është parakusht për një Kosovë vërtet fituese.
“Sot në Gjakovë, qytetin që nën udhëheqjen e kryetarit Ardian Gjini po tregon se si arrihen rezultate konkrete për qytetarët pavarësisht mungesës së mbështetjes qeveritare, ndava me gratë gjakovare vizionin tonë për barazi të plotë gjinore”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.
Në këtë tubim, kandidati për kryeministër nga AAK ndër të tjera ka shpalosur planin konkret veprimi
“Përtej fjalëve dhe kuotave gjinore, ne ofrojmë plan konkret veprimi: mbështetje për familjet e reja me 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin, pagë minimale 500 euro për nënat me 3 e më shumë fëmijë, qasje në kredi të subvencionuara për bizneset e udhëhequra nga gratë, dhe orar fleksibil pune për nënat. Mbi të gjitha, do të zbatojmë në plotni të drejtën e grave në trashëgimi të pronës”, tha Haradinaj.
“Gratë tona po shkruajnë histori suksesi në sport, shkencë, art e biznes. Është momenti që shteti të investojë fuqishëm në potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, si garanci për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Kosova Fituese është ajo ku çdo grua ka mundësi të barabarta për të realizuar ëndrrat e saj”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë