Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është ndjerë i fyer nga ftesa e Kurtit për takim.
Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kurti ftesën e bëri një ditë pasi deklaroi largimin e taksës.
“Për mua kjo ka qenë një fyerje. Po të bëhej ftesa një ditë para konferencës për largimin e taksës do ta respektoja Kurtin”.
Haradinaj ka folur edhe për vrasjet e pasluftës dhe vrasjen e fundit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Ai thotë se gjatë shkuarjes për ngushëllim te familja e Qerim Kelmendit u ka dhënë porosinë që të mos nxitohen.
“U kam thënë të mos nxitohen, sepse pikërisht ku mund t’iu dhemb zemra mund të mos jetë aty”.
Haradinaj thotë se tash Ministri i Brendshëm është i LDK-së ndërsa ajo e Drejtësisë nga Vetëvendosje dhe njerëzit nëse kanë informata le t’i dërgojnë te ta e të kërkojnë zbardhje të rasteve”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...