Google ADS

Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës

16:02 | 5 Maj 2019
L G

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e përkujtimit të 183 dëshmorëve të Pejës ka thënë se lirinë tonë nuk e kemi forcuar vetëm me taksë e me ushtri e Trepçë, por do të punohet edhe në forcimin e lirisë tonë edhe duke i zbardhur krimet e luftës.

Ai ka përmendur edhe vrasjet e pasluftës ku tha se nuk kanë qenë aq vigjilent sa t’i parandalojnë ato, siç i quajti ai, vëllavrasje.

“Në vitin 99 e kemi gjet një Pejë shkrumb e hi por që i vinte era liri. Kjo liri ishte me plotë vuajtje e shkatërrime. Nuk ishim aq vigjilent edhe aq të kujdesshëm që të mos lejojmë edhe vëllavrasjet por edhe vrasjet e pas luftës. Kemi humbur shumë luftëtarë e njerëz të respektuar që është e patolerueshme”, tha ai.

Ai pati edhe kritika në drejtim të Evropës dhe vendeve të BE-së ku tha se nuk duhet që ato vende ta shohim Kosovën me sy ndryshe por ashtu siç edhe është.

“Sot shqiptari edhe këtu edhe në Shqipëri e ku është në Ballkan për të drejtën e vet. Nuk është marre të themi se jemi këtu jemi Evropë, sepse i takojmë Evropës. Edhe Evropa duhet ta dijë që jemi Evropë sepse është interes i dy palëve e jo të na shohë me sy tjetër. Edhe në botë e dimë kujt i takojmë. Ne i takojmë botës që e udhëheqë Amerika”, tha ai.

“Për Serbinë e sotme nuk është marre kurrë të flitet e vërteta. Do ta forcojmë Kosovën jo vetëm me ushtri taksë e Trepçë. është gabim pozicioni i Serbisë ti mohojë krimet. Nuk shkohet kështu përpara. Ai që e mohon krimet e përgatitë terrenin ta bëjë prapë”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme