Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj shprehet habitur me disa raportime të mediave qe, siç thotë ai po duan ta kompometojnë një të vërtetë të mbështetjes qe familja Rugova, sipas tij, ia ka dhënë Ramushit për kryeministër.
“Unë mund t’iu them se unë e filanat e fisteket qe janë zëne ngoje, këtë gjë e kemi marrë vesh nga mediat. Kaq kemi qenë të përzier në këtë proces. Po “rrena e marrja, hala nuk e ka qelë varrë kërkend në këtë vend”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në ‘Facebook’.
Krejt në fund, deputeti i AAK-së ka shprehur respekt për guximin e Teutës, qe sipas tij, e bëri të njëjtin veprim siç bëri Ibrahim Rugova para 13 vitesh.
Postimi i plotë i Daut Haradinajt:
Jam i befasuar me qëllimet e disa mediave që ta komprometojnë një të vërtetë të mbështetjes që Familja Rugova i ka dhënë Ramushit për kryeministër, duke implikuar lloj lloj emrash në teoritë konspiratve të tyre.
Unë mund t’iu them se unë e filanat e fisteket qe jane zene ngoje, këtë gjë e kemi marrë vesh nga mediat. Kaq kemi qenë të përzier në këtë proces. Po “rrena e marrja, hala nuk e ka qelë varrë kërkend në këtë vend”!
Veç vazhdoni se një ditë do të turpëroheni nga fjalët e rrenat tuaja, sepse unë kam punë me të menqur, se sa të merrem me denoncimin e shpifjeve të flliqta që bëni!
Rrespekt te pa fund per geximin e Teutes qe e beri te njejten veprim siq beri baba i saj para 13 vitesh.
DH
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...