Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për aksionin e Policisë së Kosovës në disa lokacione të ndryshme ku janë arrestuar disa persona të përfshirë në korrupsion dhe krim. Haradinaj tha se ky aksion është i drejtuar kundër individëve që janë të përfshirë në kontrabandë, korrupsion e vepra tjera të jashtëligjshme
Haradinaj thotë se kjo që ndodhi sot është plotësisht zbatim i ligjit prokurori ka dhen urdhër për arrestimin e këtyre në bazë te dhënave qe i ka mbledh.
“Ata janë Shqiptarë me vend pune edhe në Vërmic edhe Jarin edhe pika tjera kufitare janë polic kufitar e Doganier. Dhe kjo që ndodhi sot është plotësisht zbatim i ligjit prokurori ka dhen urdhër për arrestimin e këtyre në bazë te dhënave qe i ka mbledh. Operacioni ka shkuar në mënyrë të qetë e të duhur”.
Tutje Haradinaj thotë se ne s’mund te shkojmë në BE duke përkrah krimin është e papranueshme, Luftimi i krimit është e drejt e jona.
“Policia e Kosovës është e aftë në çdo detyrë ta kryej detyrën vet, edhe unë kam përcjell nga afër. Duhet te kuptohet se është rend dhe ligj nuk ka kurrkush qe ta pengon sundimin e ligjit ne s’mund te shkoim në BE duke përkrah krimin është e papranueshme. Luftimi i krimit është e drejt e jona”, tha Haradinaj./Arbresh.info/
Ndërkaq në aksionin e policisë është arrestuar edhe një shtetas rus i cili është munduar ta pengojë punën e Policisë së Kosovës, e për këtë Haradinaj tha se Ligji do të zbatohet ndaj çdo kujt që tenton ta rrezikojë sigurinë e vendit.
“Ne e respektojmë imunitetin e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, Kosova i respekton të drejtat e tyre, nëse njëri nga këta përfaqësues e rrezikon sigurinë e ligjit ne e respektoj zbatojmë ligjin në baze të konventave ndërkombëtare. Nuk dua ta lidh këtë rast me agjendën e Rusisë, dihet qe është agjendë e destabilizimit, ne punojmë me aleatët tanë kundër këtyre agjendave. S’ka vend që nuk zbatohet ligji në Kosovë, ka pengesa mirëpo është e pamundur sepse krimi nuk ka me fitu”, tha Haradinaj./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2342626676009736/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...