Në intervistën e fundit në RTK, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndër të tjera është pyetur për raportin me partnerët e koalicionit dhe shkarkimet e fundit të ministrave të qeverisë.
Kryeministri Haradinaj tha se raporti është i shëndosh me të gjithë partnerët, pavarësisht dorëheqjeve të fundit.
“Unë kam një praktikë të punës, ndoshta ndryshe nga të tjerët dhe i eci përpara punët, mund t’i kërkoj me nguti disa gjëra dhe t’i befasojë edhe partnerët edhe ministrat”, ka thënë Haradinaj.
Ai gjithashtu u pyet për angazhimin e ministrave dhe ‘mospajtimet’ e mundshme me kabinetin qeveritar.
“Të gjithë ministrat janë puntorë, Bedri Hamza është puntor dhe kompetentë mund të kem mospajtime por e çmoj për punën, ashtu edhe Pal Lekaj po i ecën shumë gjëra përpara”, deklaroi kreu i qeverisë.
“Edhe Uran Ismajli ka iniciativë edhe pse çështja me barnat është akoma e hapur, pastaj edhe Yajgcilar është kompetentë dhe gjithë të tjerët janë serioz dhe puntorë. Mund të kemi përplasje ose shtyrje, por vetëm për punë dhe për t’i realizuar ato. Me të vërtetë të gjithë nuk mund t’i veçoj se mund të më hatrohen”, përfundoi Haradinaj.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...