Ditë më parë portali Arbresh.info sipas informatave nga burime pati raportuar se numri i madh i zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës, ka bërë që SHBA dhe BE të bëjë presion tek partnerët e koalicionit që të ulin këtë numër dhe se shumë zv.ministra pritet që ta lënë postin e tyre.
I pyetur nga Arbresh.info, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ata duan punë nga zv.ministrat.
“Është njëfar bindje se është kjo por nuk është kështu. Nuk e ka dikush në interes këtë temë. Efikasitetin në punë po, a janë të gjithë punëtorë ju intereson gjithkujt sidomos neve më së shumti popullit të Kosovës, por as BE-ja as Amerikës nuk iu intereson kjo pjesë. Mendojnë që është mirë me pas kornizë për Qeverinë për të gjitha temat në korrektësi por jo në këtë bazë”, ka thënë ai./Arbresh.info
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...