Haradinaj ka thënë gjithashtu se kanë informacione të ndryshme por presin verifikim e tyre për të vepruar.
“Lidhur më këshilltarin e Presidentit janë institucionet që mirën më to. Ne e ndjekim një procedurë para se me kalu në publik. Ne nuk mund të thërrasim Këshillin e Sigurisë vetëm pse dikush e ka dhënë një lajm. Ne i kemi ndjek ato proceduar dhe kaq mund të them, Informatat në këtë rast munden më ardh nga çdo kush dhe ne nuk mund të marrim veprime më kohë por mundemi më vepru dhe më verifiku ata informacion. Pastaj e konstatojmë nëse është rreziku” ka thënë Haradinaj.
Ndryshe pas raportimeve në medie se Branislav Nikoliq, këshilltar politik i presidentit, Hashim Thaçi ka qenë pjesë e BIA-së, ky i fundit ka marrë vendi për shkarkim.
E në njoftimin e zyrës ë presidentit thuhet se nuk kanë pasur paraprakisht këtë informacion.
“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të Branislav Nikoliqit në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...