Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës në intervistën e parë pas dorëheqjes ka dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij.
Kryeministri në këtë intervistë për emisionin “Pressing” të Televizionit T7 ka folur edhe heshtjen e ambasadorëve rreth lajmit se kryeministri i vendit ka dhënë dorëheqje.
“Ata kanë reagur për gjithçka. Mund të jetë një respektim i vendimit”, ka deklaruar Haradinaj.
“Po të ishte e kundërta ata shpesh e thonë”
Haradinaj ka thënë se vullneti i vendit është vazhdimi i dialogut.
“Dorëheqjen nuk e kam bërë për më e ndalë dialogun. Unë dua të e ndali vetëm ndarjen dhe Dodik republikën”, ka treguar Haradinaj.
“Ju kam thënë edhe ndërkombëtarve që të mos i bëjnë presion Kosovës. Nëse vazhdohet me presion ju siguroj se rajoni do destabilizohet”, ka deklaruar Haradinaj.
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...