Haradinaj flet me Terras për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

18:20 | 9 Dhjetor 2024
E.H

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se me Terras diskutuan për situatën aktuale të Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke u përqendruar veçanërisht në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, përcjell Arbresh.info.

“Si vend e shoqëri jemi përcaktuar drejt integrimit euroatlantik, e rruga më e sigurt për realizimin e këtij integrimi është anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional. Gjenerali Terras, me përvojën e jashtëzakonshme ushtarake dhe diplomatike, e kupton më mirë se kushdo tjetër rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe nevojën për partneritet të fortë me Bashkimin Evropian, për çka dhe i jemi falënderues për mbështetjen e vazhdueshme. Rruga për në Evropë kalon kah NATO”, tha Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme