Google ADS

Haradinaj: Fitues janë shqiptarët në këtë proces

09:21 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Colmarit për lirimin e tij duke thënë se në gjithë këtë proces fitues janë shqiptarët, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se shpreson që sot të arrij të kthehet në Kosovë.

“Tani jam i lirë me u kthy në Kosovë. Po shpresoj që mbërrij me orar po besoj që po. Ka ndodhur ajo që është dashur të ndodh. Shqiptarët janë fitues në këtë”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë shqiptarët për përkrahjen që i kanë dhënë në këtë proces./Arbresh.info.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme