Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ua ka dhënë dritën e gjelbër subjekteve politike që brenda një muaji ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.Zyrtarët e koalicionit PDK-AAK-Nisma janë shprehur të bindur se do ta bëjnë qeverinë pa asnjë problem.
Anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka siguruar mandatin e deputetes, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Ramush Haradinaj tashmë i ka nisur negociatat për këtë çështje me individë dhe subjekte politike dhe, sipas saj, shumë shpejt do të formohet qeveria e re. Kurse përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë bërë thirrje të formohet një qeveri e fortë, pasi ajo para vetes do të ketë shumë sfida.
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...