Google ADS

Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë themel i Kosovës së lirë

11:26 | 22 Shtator 2022
A. B.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 24-vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Fehmiu e Xheva ishin sinonim i qëndresës, fuqisë e motivimit të UÇK-së.

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përjetësisht mirënjohje e nderim”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme