Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se do të hiqte dorë nga kandidimi për president, nëse hyn dikush nga familja Jashari.
Ai ka treguar se gëzon respekt shumë të madh ndaj familjes Jashari dhe ngritet në këmbë sa herë që flitet për familjen Jashari.
Haradinaj në Prime Time theksoi se disa parti e kanë përdorur këtë familje për agjenda të tyre, por AAK ka respekt për këtë familje.
Thotë se edhe fëmijëve të tij do t’ua lë amanet që ta votojnë familjen Jashari gjithmonë.
“ Për çdo gjë familja Jashari e ka votën time dhe besimin tim. Jo vetëm për politikë. Nëse kandidon dikush nga familja Jashari unë ja qes votën menjëherë. Tërë jetën e kemi mbështetë familjen Jashari. Unë heqi dorë menjëherë nëse është fjala për dikë nga familja Jashari”, u shpreh Haradinaj ne Kanal10.
“Të gjithë partitë poltike po i përdorin nga pak për agjenda të tyre këtë familje. Ne si AAK kemi respekt për ta dhe nuk i përdorim për agjenda politike, asnjëherë. Çka bëjmë në Qeverisje ska lidhje, çdokush nga familja Jashari e ka votën time, edhe fëmijëve ua lë amanet me ua qitë votën gjithmonë“, theksoi ai.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...