Haradinaj në dëshminë e tij para trupit gjykues, ku po merret në pyetje nga avokati mbrojtës ka folur për kohën kur ai dhe familja e tij e kishin të ndaluar të kryenin shkollën.
Ai gjithashtu ka treguar edhe periudhën kur është fejuar, dhe si i kanë burgosur të dy, edhe Haradinaj ku tregon se mbajti burgun në Pejë, dhe gruan e tij e cila kishte mbajtur burgun në Mitrovicë, raporton arbresh.info
Haradinaj: Kanë filluar masat ndëshkuese ndaj meje se ne si familje nau ka ndalu shkollimi, jo vetëm mu personalisht po ju ka ndalu edhe fëmijëve do të thotë edhe motrës time të vogël që ishte në klasën e katërt fillore. Edhe pse me ligj atëherë ishte obligative shkollimi fillor, nëse prindi nuk e qonte dënohej. Familjes tonë, jemi familje e vetme n’Kosovë që iu ka ndalu e drejta e shkollimit dhe për punësim su bo pytje. Vazhdimisht pastaj kam qenë i observuar nga Shërbimi Sekret dhe i marun shpesh në pytje sepse gjatë asaj kohe une e kisha edhe një vëlla të ikur azil në Suedi, Naimin dhe babën në burg. Kështu që “isha kujdestari fajtor çdoherë”.
Avokati: Në këtë kohë ishe i martuar?
Haradinaj: Jo nuk kam qenë i martuar, ka qenë edhe një thirrje prej politikës në atë kohë njerëzve të këtij lloji sepse konsiderohesh si armiq as të mos martohem, të na sabotonin edhe në martesa, publike ka qenë kërkesa. Atherë ka bërë kërkesë publike Ali Shukria, ish-udhëheqës i lartë që punonte me regjimin jugosllav.
Avokati: Kur jeni martuar?
Haradinaj: Jam fejuar në vitin 85, sapo jam fejuar, shoqja jem edhe pse ka qenë bursiste, sepse si nxënëse e mirë e Fakultetit të Fizikës, në bazë të asaj konvente meniher ju ka ndërpre edhe e drejta e shkollimit edhe bursat, edhe është leqit në një farë forme vetëm pse është feju. Pastaj kanë fillu pytjet në hetuesi të mijat dhe të shoqes, saqë na kanë detyruar me tentu me dal ilegalisht në Shqipëri për me i shpëtu asaj.
Avokati: Sa kohë keni qëndruar në Shqipëri?
Haradinaj: Atëherë ishte sistemi komunist, në atë kohë kanë pas marrëveshje Shqipëria me Jugosllavinë me i kthy, dhe në na kan mbajt tre jave edhe na kanë kthy, por pastaj na kan dënu për kalim ilegal të kufirit dhe vazhdimisht edhe na kanë torturu edhe mu edhe shoqen. Shoqja e ka mbajt burgun në Mitrovicë, unë e kam mbajt në Pejë dhe po atë ditë, jemi lëshuar të njëtën ditë dhe kemi shku drejt në shpi, jemi martu pa ceremoni sepse jemi kanë të leqitur në një farë forme që njerzt nuk kanë guxu me na ardh as në festa, as në vdekje.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit