Google ADS

Haradinaj falënderon qytetarët për votat ndaj tij

22:40 | 1 Korrik 2017
Arbresh.info

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i nominuar për kryeministër nga koalicioni PAN, i ka falënderuar të gjithë qytetarët për votën e dhënë ndaj tij.

Më poshtë është shkrimi i plotë i Haradinajt:

Mbështetja dhe vota që ma keni dhënë në zgjedhjet e 11 Qershorit, është besimi i Juaj i madh, pa të cilin unë nuk mund ta bëja as edhe një hap!

Nga zemra Ju faleminderit!

Megjithëse këto zgjedhje u mbajtën në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kohën e vendimeve, që nuk jam shumë i sigurt që u kuptuan menjëherë e nga të gjithë, dyfishimi i votës suaj për mua, është nder por edhe përgjegjësi.

Ju siguroj se angazhimi im, kurrë dhe asnjëherë, nuk do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar e shtetëror të Kosovës!

Do ta bëjë të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi e përcaktim për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës sonë të përbashkët!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme