Google ADS

Haradinaj falënderon Policinë, FSK-në, AKI-në dhe Njësitet Emergjente për angazhimin në veri

15:17 | 1 Dhjetor 2024
E.H

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka falenderuar pjesëtarët e sigurisë si ushtarët, policët, agjendët e AKI-së për punën e shkëlqyer që ata po bëjnë në mbrojtje të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se angazhimi i të gjitha njësive emergjente, dëshmon se Kosova është vend i sigurt.

“Të gjitha njësitet emergjente në Republikën e Kosovës, dëshiroj t’iu falenderojë përzemërsisht për angazhimin tuaj në temperatura të ulta. Vetëm ky angazhim i juaji dëshmon qartë se Kosova është shtet i sigurt bashkë me aleatët e saj dhe sado që të tjerët tentojnë ta cenojnë nuk ka kthim mbrapa. Kosova do të jetë anëtare e NATO-s, e Bashkimit Evropian dhe krah aleatëve të saj përjetësisht”, ka thënë  Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme