Haradinaj falënderon Mehajn për shërbimin e tij

19:20 | 8 Gusht 2023
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka komentuar dorëheqjen e Armend Mehaj nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka falenderuar Mehaj për shërbimin ndaj atdheut, shkruan Arbresh.info.

”I nderuar ministër Mehaj, faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, ka shkruar Haradinaj

Ndryshe, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.

Në letrën sqaruese, ai ka thënë se po dorëhiqet për arsye familjare./Arbresh.info.

Lexo edhe:

Armend Mehaj flet pas dorëheqjes, tregon arsyet

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme