Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit ka thënë se Kosova e respekton Republikën e Turqisë dhe se ka interes për një partneritet sa më të mirë me Republikën e Turqisë.
“Unë dje nga mediat kam mësuar se ka ndodhur depërtimi i shtetasve turq. Pasi kam marr informata kam kërkuar informata nga drejtori i AKI-së, nga Ministri i Brendshëm, nga Ministri i Drejtësisë dhe nga Drejtori i Policisë. Ajo që më kanë thënë është se ky aksion ka qenë bilateral nga AKI dhe MPB ku inicimi është bërë nga AKI për shkak të lejeve të revokimit sepse të dhënat që ka AKI paraqesin rrezik ëpr vend. Në bazë të kësaj AKI ka të drejt ti kërkoj MPB-së që të ndodh depërtimi i tyre dhe kjo po ndodhke menjëherë”, ka thënë ai.
Sipas tij në pamje të parë ky depërtim ndodhet i rregullt.
“Por egzistojnë disa rregulla tjera që janë shkelje ligjore. Unë sa jam informuar këtu është problem sepse nuk janë informuar vendimarrësit. Drejtori i AKI-së duhet t’i informojë kryeministrit dhe Presidentit. Edhe pse AKI është storje e suksesit në drejtimin kundër korrupsionit dhe ka avancuar në punët e saj, por duke qenë kjo gjendje e krijuar unë jam konsultuar menjëherë me Presidentin dhe kryetarin e Kuvendit ku pas konsultimeve nga përgjegjësia që kam jam i detyruar të veprsoj sepse kjo është shkelje e hirearkisë vendimarrëse kushtetuese. Unë kam kërkuar lirimin e Mnistrit të MPB-së, Flamur Sefaj, dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi”, ka thënë ai duke shtuar që ska kthim mrapa.
“Kërkesa për revokim të lirimit është e pakthyeshme”, ka thënë ai./Arbresh.info
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media