Haradinaj: Është prish besimi me drejtorin e AKI-së

10:04 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për medie ka folur për projektligjet e miratuara në mbledhje.

Haradinaj ka folur edhe për mos dorëheqjen e drejtorit të AKI duke thënë se marrëdhëniet janë prish me drejtorin e AKI-së dhe ministrin e Punëve të Brendshme.

“Ministri i Punëve të Brendshme është kompetencë e imja ndërsa drejtori i AKI është kompetencë e përbashkët dhe janë procedurat që duhet të ndiqen, gjysma e punëve është kry ndërsa mbetet edhe gjysma. Kam komunikim me presidentin Thaçi a ka shku në shtëpi apo jo shefi i AKI-së, mos ta ekzagjerojmë, unë thash gjysma e punës është kry mbetet edhe gjysma”, është shprehur kryeministri.

Haradinaj ka deklaruar se drejtori i AKI dhe vlerësimi i tij për punën e shefit të AKI-së është i mirë por në rastin konkret kam thënë se është prish besimi duke i marrë ato vendime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme