Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Raamush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Programit të Mentorimit për Lidership.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky program i ndihmonë gratë të cilat kanë filluar rrugëtimin e tyre në politik, shkruan Arbresh.info.
Mes tjerash, i pari i AAK-së shtoi se është mbresëlënëse që Kosova ka gra të afta, të gatshme të rrisin profilet e tyre publike dhe të kapërcejnë sfidat e pjesëmarrjes politike.
“Në ceremoninë përmbyllëse të Programit të Mentorimit për Lidership, program ky i organizuar nga NDI dhe mbështetur nga USAID dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Përmes këtij formati, NDI i ndihmon gratë të cilat kanë filluar rrugëtimin e tyre në politikë, të zgjerojnë rrjetin e tyre politik dhe profesional, duke punuar bashkë në avancimin e karrierës së tyre politike”, ka shkruar Haradinaj.
“Është mbresëlënëse që Kosova ka gra të afta, të gatshme të rrisin profilet e tyre publike dhe të kapërcejnë sfidat e pjesëmarrjes politike. Kam besim se ky program do t’i ndihmojë ato të përfitojnë ndjeshëm në karrierën e tyre që të arrijnë potencialin e plotë”, shtoi ai.
Në fund, Haradinaj ka falënderuar NDI-në për partneritetin e vazhdueshëm ndër vite, në tema të rëndësishme për vendin./Arbresh.info
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...