Meliza Haradinaj, ish-kryediplomate, ka reaguar rreth debatit për lejimin e shamisë në shkolla.
Ajo ka thënë se Kosova është shtet sekular dhe se të gjithë duhet ta mbajmë dhe ta forcojmë si të tillë.
Po ashtu Haradinaj ka thënë edhe se lejimi i bartjes së shamisë për vajzat në shkolla fillore e të mesme do lehtësonte e legjitimonte akoma më shumë diskriminimin dhe shtypjen ndaj vajzave që në moshë të mitur, pa patur asnjë barrierë a pengesë për një gjë të tillë.
Postimi i plotë:
Para se ta trajtojmë bartjen e shamisë në shkollat fillore e të mesme si e drejtë bardh e zi, duhet t’a debatojmë para së gjithash – se a është fare ‘e drejtë njerëzore’ bartja e shamisë fetare nga vajzat e mitura?
A mund të definohet si ‘e drejtë dhe liri njerëzore’ një imponim veshjeje ndaj një vajze e cila ende nuk mund të gjykojë e të vendosë për veten e saj?!
Asnjëherë NUK mund t’a quajmë ‘të drejtë njerëzore’ një imponim të prindit ndaj vajzës së mitur për të bartë shaminë, e pastaj përmes këtij imponimi (të kamuflluar si e drejtë nj.) të shtyejmë përpara agjenda e interesa të grupeve fetare, politike e ekonomike – permes shkolles!
Lejimi i bartjes së shamisë për vajzat në shkolla fillore e të mesme do lehtësonte e legjitimonte akoma më shumë diskriminimin dhe shtypjen ndaj vajzave tona që në moshë të mitur, pa patur asnjë barrierë a pengesë për një gjë të tillë.
Në momente hamendësimi popullor, sikurse është rikthyer sot debati mbi shaminë, uniforma obligative në shkolla fillore dhe të mesme do të ishte zgjidhja. Në universitet, le të vendosë secili e secila për menyrën e veshjes/paraqitjes personale.
Kosova është shtet sekular, dhe të gjithë duhet të ‘luftojmë’ t’a mbajmë e forcojmë si të tillë. /arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?