Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur edhe njëherë nevojën për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se NATO u shndërrua në shpëtimtar të një vendi e të një populli në vitin 1999, përcjell Arbresh.info.
“Aleanca më e fuqishme ushtarake e globit – NATO, në vitin 1999, në jubileun e saj të 50-të ishte shndërruar në shpëtimtar të një vendi e të një populli”, ka shkruar HAradinaj.
“Tash kur po paralajmërohet samiti i madh historik në korrik, që përkon me 75-vjetorin e NATO-s, e ku po paralajmërohet se në këtë samit, jo vetëm se do të shënohen 75 vjet histori të kësaj Aleance, por fokusi do të jetë edhe në 75 vitet e ardhshme të saj”, shtoi ai.
“Kosova edhe një herë, më shumë se kurrë, ka nevojë për shpëtimtarin e saj që të bëhet anëtar i kësaj Aleance. Sot është koha të heqim dorë nga fitoret e vogla, e ta synojmë fitoren e të gjitha fitoreve, NATO-n!”, u shpreh kreu i AAK-së./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...