Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se rrugëtimi i tij politikë është drejt fundit.
Në emisionin “Dpt te Fidani”, Haradinaj tha se ka shërbyer për 40 vjet, e me anëtarësimin në NATO, ‘do të jemi rehat’, njofton Klankosova.tv.
“Është fundi i garës sime në politikë, pra do të mbyllet gara. Unë mendoj se ajo puna ime, se çdo njeri e ka kohën e shërbimit, edhe pse nuk jam aq i vjetër, i bëj 57 vjet, por kam 40 vjet shërbim në tema të zorshme, përgatitja për luftë, lufta, proceset tjera, burgjet, deri këtu mendoj se me NATO jemi rehat”, tha Haradinaj.
Po ashtu, i pyetur se kush do të jetë në krye të AAK-së pas tij, Haradinaj thotë se të gjithë.
“Të gjithë, të gjithë janë legjitim, Aleanca ka shumë njerëz të mirë, që nga nënkryetari i parë zoti Gjini, e të gjithë të tjerët janë të mirë.”
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...