Haradinaj: Epopeja e Koshares hyri në kujtesën historike sepse hoqi kufirin e padrejtë

16:07 | 9 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Kosharës në 23 vjetorin e saj.

Haradinaj ka shkruar se në rrugën drejt lirisë, shqiptarët kaluan në shumë vuajtje e sakrifica, trimëri e heroizëm.

“Epopeja e Koshares, hyri në kujtesën historike sepse hoqi kufirin e padrejtë që ndau kombin për shumë dekada. Respekt e përulje për heronjtë, Brigadën 138 “Agim Ramadani”, kurorë lavdie e bashkimit, lavdisë dhe guximit shqiptar”, ka shkruar kreu i AAK-së.

23 vjet nga Beteja e Koshares, e cila kishte ndodhur në kuadër të operacionit “Shigjeta”, dhe e njëjta është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me 9 prill 1999, gjatë kësaj beteje ka ndodhur thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme