Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se në “Ditën e Mësuesit” po mungon Qeveria.
“Ne jemi hipokritë që rrehim shuplaka të gjithë për veteranët e arsimit, a në të njëjtën kohë përkrahim ndryshimet ligjore me ju hek vitet kontributdhënëse.”, u shpreh ai.
“Të dashur mësues, po ju rrejmë me këto shuplaka, po përgatiten ndryshime në ligj me ju hek vitet kontrivutdhënëse të arsimti të viteve të 90-ta”.
Po ashtu po punohet, pas shpine me arrogancën e numrave, me ndryshu kontratën individuale, pra me ju cënu të drejtat që i kanë të njohura me ligj mësimdhënësit”, u shpreh ai.
Më tej, ai tha se rrezikohemi më shumë nga emigracioni pas liberalizimit të vizave.
“Duhet të veprojë Qeveria me një plan me i përkrah sipërmarrësit e rinj, që i bjen të rinjtë nuk janë të zotë me e vetpunësu veten ose me gjet një vend pune ose ndryshe me thënë nuk duhet me shku me logjikën se të vjetrit me kriju vende pune për të rinjtë pro të rinjtë mund të krijojnë vetë”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...