Google ADS

Haradinaj emëron Bejtush Gashin ministër të Punëve të Brendshme

14:41 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar sot Bejtush Gashin, Ministër të Punëve të Brendshme, shkruan arbresh.info.

Haradinaj këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në facebook, duke shkruar se Gashi do të sjellë një përvojë të madhe në këtë fushë.

“Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin. Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme