Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nga Mitrovica këtë të hënë e ka paralajmëruar mundësinë e rënies së Qeverisë, por assesi prishjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Komentet i ka bërë kur është pyetur për mundësinë e largimit të ushtrisë amerikane nga KFOR-i, raporton KTV.
Nga një tjetër Komunë, ajo e Gjilanit, shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa vazhdon të mbetet deri në njohje nga Serbia.
Ai ka thënë se kjo është mënyra e vetme që të mos prishen marrëdhëniet me Amerikën, e të ndreqen me Serbinë.
Kreu i Qeverisë ka kërkuar ndihmën e të gjithëve, për të vazhduar dialogu, por kjo temë të mos jetë e lidhur me taksën.
Kryeministri ka folur sërish për ambasadoren Vlora Çitaku.
Ai ka thënë se nëse ka përkeqësim të marrëdhënieve me Uashingtonin, atëherë të gjithë kanë një barrë të përgjegjësisë, përfshirë edhe ambasadoren.
Këto deklarime, kryeministri i ka bërë gjatë vizitës së tij Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Haziri vazhdon të besojë në kauzën e tij për bashkimin e Luginës me Kosovën, por ka thënë se në raport me dialogun, Kosova mbetet e paprekshme me kufijtë e pavarësisë.
Ndërkohë, shefi i Qeverisë kur është pyetur se si do të veprojë me ministrat që u dënuan me gjobë për gjuajtje me armë, ka thënë se vendimi i Gjykatës nuk lë mundësi ndërhyrjeje politike.
Vizita e Haradinajt në komunën e Gjilanit ka vazhduar edhe në biznese të kësaj komune.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave