Google ADS

Haradinaj e shteroi rezervën shtetërore, prokurorisë i kërkohet ta hetojë

20:35 | 25 Dhjetor 2019
L G

Qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, për shpenzimin e tërësishëm të Fondit rezervë, shoqëria civile dhe njohës të ekonomisë e cilësojnë të paarsyeshëm.

Berat Thaqi nga Instituti GAP, thotë se me shpërndarjen e paarsyetuar të mjeteve financiare, është shkelur Ligji për financat publike, raporton KTV.

Duke e konsideruar abuzim me paratë e taksapaguesve, kërkohet edhe hetim nga prokuroria, për keqpërdorim të financave publike.

Në mbledhjen e 17 dhjetorit të Qeverisë së Kosovës, nga rezervat shtetërore u ndanë më shumë se 800 mijë euro.

358 mijë për Zyrën e kryeministrit, 390 mijë për shoqatat e dala nga lufta, e 70 mijë për Zyrën e koordinatorit për Kulturë Rini dhe Sport.

Në tabelën për ndarjen buxhetore, Qeveria ka ndarë edhe 25 mijë euro për Zyrën e kryeministrit, më saktësisht për Komisionarin për Gjuhët, dhe 80 mijë euro po për

Zyrën e kryeministrit, për kategorinë mallra e shërbime. Ndërkaq, 220 mijë euro janë ndarë për transmetuesin publik, në kategorinë subvencione dhe transfere.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme