Google ADS

Haradinaj e Rama në “takim vëllazëror”, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

13:01 | 19 Tetor 2023
E.K

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot ka pasur një takim “vëllazëror” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Haradinaj ka bërë të ditur se me Ramën kanë diskutuar për zhvillimet nëpër të cilat po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset e çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike, përcjell Arbresh.info.

Haradinaj ka thënë se ka kërkuar nga Rama që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

Tutje, Haradinaj ka falënderuar Ramën për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë.

Postimi i plotë:

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.


Të ngjashme