Haradinaj e quan veten engjëll të dërguar nga Zoti në kohën e luftës

00:21 | 8 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur veten engjëll të Kosovës, i cili është dërguar nga Zoti për të shpëtuar njerëzit e pafajshëm.

“Në kohën e UÇK-së besoj se kam qenë një engjëll i vendit tim, që më ka dërguar Zoti për të shpëtuar njerëz të pafajshëm. Tash jam në politikë dhe nuk jam engjëll”, ka thënë Haradinaj në TV Dukagjini.

“Edhe bashkëluftëtarët e mi i konsideroj engjëj, po ashtu edhe Amerikën që e ka bombarduar Serbinë”.

Më vonë Haradinaj ka pohuar të ketë bërë gabime në politikë, por duke mos kërkuar amnisti për kohën e pasluftës./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme