Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë një përgjigje interesante ndaj një deklarate të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për të.
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, kishte dhënë opinionin e tij për Kurtin.
I pari i AAK-së ka vënë në dyshim sinqeritetin e kreut të Vetëvendosjes për iniciativat e këtij të fundit.
“Albini është një mashtrues i mirë. Teorikisht i thotë gjërat më mirë se sa që i bën në praktikë – kjo është bindja ime”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se personalisht nuk është mashtruar nga Kurti, por sipas tij rrëfimet e ish-bashkëpunëtorëve të tij mund t’i besojë.
Dhe lidhur me këtë vlerësim të Haradinajt, Kurti, gjatë një interviste për RTV Ora, përcjell Telegrafi, ka thënë: “Atij besoj i janë ngatërruar fjalët, i është ngatërruar gjuha – ka dashur të thotë që Albinin nuk mund ta mashtrosh”.
Ndryshe, gjatë një interviste me gazetaren Sonila Meço, Kurti ka thënë se pret i qetë deri në shpalljen e rezultatit zgjedhor por ka këtë bindje: “Do të jemi me siguri të parët, do të na nevojitet edhe dikush për partner”.
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...