Google ADS

Haradinaj: E mirëpresim çdo sygjerim të komisionerit Hahn për taksën

09:24 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te shtatorja e Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes.

Haradinaj ka thënë se në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, e nderojnë me honazhe.

“E nderojmë sot para shtatores heroin kombëtar Gjergj Kastrioti në 550 vjetorin e vdekjes. Po ashtu nderojmë të gjithë të rënët për liri, si vëllezrit Gërvalla e Kadri Zekën. Po ashtu në mbrëmje e kemi një përkujtimore për Gjergj Kastriotin-Skëndërbeun dhe të heronjëve tanë më të rinj, vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka. Lavdi e përjetshme.”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për takimin që do ta ketë me Komisionerin për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim Johannes Hahn.

“Kosova ka të arritura në agjendën evropiane. MSA-në e kemi kthyer në Era, Era 1 është zbatuar, Era 2 ka filluar. Komisionieri Hahn është palë për Kosovën në këtë agjendë. Kosova ka një agjendë me BE-në për liberalizimin e vizave që janë përmbushur kushtet. Tani ka lindur edhe një temë e re, është edhe taksa e cila ndërlidhet me njohjen nga Serbia jo me këto dy të parat. E mirëpresim çdo sygjerim, çdo këshillë dhe mundësinë që të bisedojmë me komisionerin Johanes Hahn”, ka thënë ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/347082839460714/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme