Lideri AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas takimeve që janë zhvilluar dje në Washington ku krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.
Haradinaj ka thënë se mirëpret mbështetjen e SHBA-së për Kosovën sa i përket fondeve të MCC-së.
Kreu i AAK-së ka thënë se SHBA-ja ka treguar lidership në përkrahjen ekonomike dhe procesin e dialogut.
“Është koha për një marrëveshje finale me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nën lidershipin e SHBA-së”, ka thënë Haradinaj.
Presidentja dhe Kryeministri ishin në Departamentin amerikan të Shtetit ku u pritën nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Gjatë këtij takimi, edhe një herë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur qëndrimin se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes./arbresh.info/
I welcome the 🇺🇸 support for Kosovo with the MCC funds and the meeting of 🇽🇰 state delegation with Secretary Blinken. 🇺🇸 has once again shown true leadership on supporting us economically and in the dialogue.
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) July 27, 2022
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador