Google ADS

Haradinaj: E mirëpres idenë e Behgjet Pacollit për një tryezë të përbashkët me liderët për të folur për taksën

14:37 | 19 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se po i pëlqen ideja e Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli për thirrjen e liderëve vendor dhe ndërkombëtar në një tryezë për të folur për taksën.

Haradinaj ka thënë se do të marr pjesë në ëktë tyrzë.

Takimet janë të mirëseardhura, diskutimet. Ne jemi shpesh bashkë me Behgjetin dhe pse jo një takim i tillë. Kam thënë shumë herë se njohja duhet të vijë si kërkim falje për atë çka i ka ndodhur Kosovës, dhe pastaj hapet përspektiva e marrëdhënieve të mira ekonomike e tjera. Jam i gatshëm që sa herë që mblidhemi me të gjithë akterët të bisedojmë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë që ka mundur këtë ta bëjë edhe në Mynih.

Kushte mund të nxjerr secili, por njohja po e them duhet të vijë si kërkim falje. Me këtë njohje krijohen edhe marrëdhëniet tregtare”, është shprehur ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2189080738008447/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme