Google ADS

Haradinaj e Minxhozi diskutojnë për rëndësinë e formimit të institucioneve

09:46 | 23 Qershor 2017
Arbresh.info

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin  e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Haradinaj dhe Minxhozi biseduan për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë si dhe rëndësinë e krijimit të shpejt të institucioneve, shkruan arbresh.info.

“Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Qemal Minxhozi, me të cilin bisedova për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e krijimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

Theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme