Haradinaj e mbështet ekipin negociator me një kusht

10:50 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar sot se e mbështet ekipin negociator për bisedimet me Serbinë e të propozuar sot në Kuvend nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Mirëpo, ai ka thënë se për këtë e ka një kusht, e që është që territori i Kosovës nuk duhet të preket në asnjë rast, territor ky i paraparë me deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008, raporton arbresh.info.

Deputeti Haradinaj ka thënë se beson shumë që kjo nuk do të ndodh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme