Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se e konsideron të suksesshëm kërkesën për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”, por të vonuar.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat “Javelin” dhe jo vetëm, përcjell Arbresh.info.
“Po lexoj se si Kosova paska bërë kërkesë Shteteve të Bashkuara për të blerë raketa anti-tank Javelin. Lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite! Për informimin e opinionit publik, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm!”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas kryetarit të AAK-së, Qeveria duhet të jap llogari pse është vonuar kaq shumë kjo kërkesë për blerjen e raketave.
“Kjo qeveri, sot nuk mund të krekoset pse paska bërë një kërkesë për blerje të këtij sistemi anti-tank, por duhet të japë llogari pse është vonuar kaq shumë! Duhet të japë përgjigje pse nuk ka përmbushur objektivat e dakorduara me planin 10-vjeçar të furnizimit të Ushtrisë së Kosovës me armatim të domosdoshëm, edhe pse i kanë tepruar dhjetëra milionë të parapara për blerje të armatimit dhe mjeteve të tjera logjistike për FSK-në”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Aro e nisi vitin në stol, Ipswchi merr një pikë të vlefshme ...
Arrestohet një person në Pejë, policia i gjen dy armë, karik...
46 aeroporte në SHBA në alarm për stuhinë e dimrit
Derbi i Anglisë/ Liverpool – Manchester United, publikohen f...
Elezi: Lista Votuese dhe regjistrimi i popullsisë të shihen ...
Malisheva ndan rrugët me Gentrit Ullurin