Ka filluar sot në Hagë gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit,
Ata po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, raporton arbresh.info
Të dy, Gucati e Haradinaj u deklarauan të pafajshëm para trupit gjykues në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ta.
Gucati para se të deklarohej i pafajshëm ka kërkuar dy (2) minuta kohë për të lexuar biografinë e tij, mirëpo kjo kërkesë i’u refuzua.
“Kërkojë dy minuta kohë për të lexuar biografinë time”, ka thënë Gucati, mirëpo gjykatësi këmbënguli që fillimisht të deklarohet në lidhje me akuzat.
Gjykatësi: Zotëri Gucati, a deklaroheni fajtor ose jo për akuzat e ngritura kundër jush, po ose jo?
Gucati: I pafajshëm jam plotësisht.
Ndërsa Haradinaj në një mënyrë apo tjetër refuzoi që të përgjigjet direkt
“S‘muj as ta kuptoj por atë që e lexuat e dëgjova”, ka thënë Haradinaj.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...